Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër.
Nga të dhënat e para mësohet se një automjet ka dalë nga rruga në kthesën pranë lagjes “Punëtori” qyteti i Gjirokastres dhe ka përfunduar 10 metra poshtë ne perrua.
Fatmirësisht nuk raportohet për pasoja në njerëz, por vetëm për dëme materiale.
Behet me dije se makina ishte tip “Porsche”.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. Shumë njerëz, forca policie dhe autoambulanca ishin aty për t’u dhënë ndihmën e parë të lënduarve.
Ky aks eshte rruga kryesore qe te con ne zonen muzeale, pothuajse cdo dite ne te ndodhin aksidentet per shkak te ktheses se forte, mosnjohjes se rruges dhe tabelave te cilat jane te pozicionuara keq, thuajse te padukshme per drejtuesit e mjeteve.