Një i ri 23 vjeç me iniciale O.M u arrestua nga Policia e Korçës pasi ishte identifikuar në kamerat e supermarketeve si personi që kërcënonte shitëset në moshë të re dhe u grabiste atyre xhiron ditore.
Ai mund të shihet në videon e shpërndarë sot nga Policia.
Policia e Korçës tha tha se pas njoftimit se në lagjen nr. 5, një person kishte kanosur me thikë, shitësen në një market, kishte marrë një shumë parash dhe ishte larguar, u organizua për arrestimin e tij.
Por 23-vjeçari, pasi kreu vjedhjen në këtë market dhe iku, kreu edhe dy vjedhje të tjera në dy biznese të tjera, në lagjet nr. 7 dhe nr. 9 të Korçës, gjithmonë duke marrë një para.
Në total në të tri rastet vodhi 43.000 lekë.
Pas kësaj, shërbimet e Policisë bazuar në informacionet e grumbulluara, këqyrja e kamerave dhe si rezulat i kontrollit të ambienteve të ndryshme ku dyshohej se fshihej autori, në kuadër të operacionit policor të koduar “Precedenti”, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e e tij te terminali i autobusëve.
I arrestuari O. M, 23 vjeç, ishte banues në Korçë. Tashmë po vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer.