Mbi 1800 kontrolle jane kryer nga Policia e Gjirokastres, pergjate muajve te fundit ne terrene te hapura dhe te mbyllura per te evidentuar dhe parandaluar kultivimin e lendeve narkotike.
Te dhenat jane bere te ditura ne takimin koordinues nderinstitucional per luften kunder kultivimit.
Ky qark ende rezulton i prekur nga fenomeni I kultivimit te lendeve narkotike, ku zonat me aktive jane ato ne Bashkine Tepelene e Permet.
Gjate takimit jane bere me dije masat qe po mer Policia e Qarkut per parandalimin dhe kapjen ne kohe te autoreve te krimeve, qe lidhen me kultivimin e lendeve narkotike.
Ne analizen e bere kreu i Policise se Qarkut, Ardian Çipa, ka thene se duhet me shume bashkpunim nderinstitucional per te patur nje rezultat sa me pozitiv, por edhe pajisjen me gjithe mjetet e logjistiken e nevojshme, pasi terreni eshte i veshtire dhe ka mungesa.
Nderkohe, drejtuesit e instituciineve ligjzbatuese kane bere publike te dhenat e fundit lidhur me kete fenomen per zonen qe mbulojne.
I pranishem ne takim ka qene kryeprokuroi i Gjirokastres, Petrit Çano, ku ka theksuar se po behen monitorime te rrepta, ndersa institucioni qe perfaqeson do te jete mbeshtetes maksimal per cdo aksion te policise, duke garantuar siguri per qytetarin.
Mbi 40 operacione jane kryer nga Policia e Gjirokastres pergjate muajve te fundit, nga ku ka patur edhe te arrestuar, ndersa vete kreu i policise ka thene se policia po punon pergjate kesaj kohe per nje tjeter operacion, qe do te coje ne pranga persona te perfshire ne trafikun e lendeve narkotike.