Është publikuar video nga momenti kur policia angleze kryen operacionin në një banesë në Sheffield.
Në video shihet momenti kur policia nxjerr nga banesa gjysmë të zhveshur shqiptarin Andi Alushi. 27-vjeçari shqiptar së bashku me shtetasin lituanez Valdemaras Kasinskas kanë marrë peng dhe dhunuar shtetasit shqiptarë E. R. dhe O. L.
Alushi dhe Kasinskas janë anëtarë të një bande, dhe u dënuan dje nga Gjykata britanike me 19 vite e e 6 muaj burg pasi akuzohen për vepra penale “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 109/3 e 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës në “shtëpitë e barit”.