I ftuar ne tv Ora News, Deputeti i PD-së per Qarkun Gjirokaster, Prof. Dr. Tritan Shehu, ka komentuar platformën e propozuar nga deputeti Enkelejd Alibeajt, duke e cilesuar si një vendim përçarës stalinist.
Nder te tjera Shehu eshte shprehur:
Z.Alibeaj nuk mund te jete Kryetar i Grupit te PD. Ai e humbi shansin per te qene gjithe bashkues duke qendruar ne pozitat e tij percarese. Procesi aktual i riorganizimit te PD eshte tashme nje proces i filluar prej kohesh dhe transparent.
Megjithate aty ku ka probleme, mejehere behet nje auditim ne terren. Sepse eshte e kuptueshme te kete dhe probleme diku si gjithmone ka pasur, ashtu si ne terresi procesi po shkon normalisht. Ka forma rregullimi te ndonje problemi, nuk eshte hera e pare qe bejme zgjedhje ne PD. PD duhet te formalizoje “piramiden” e saj, qe me tej te fillojme pregatitjet per zgjedhjet lokale. Dhe ne kete proces pjesemarja e te gjithe deputeteve eshte e rendesishme, ata do te jene te gjithe edhe antare te KK.
Te besh riorganizim e PD mbas zgjedhjeve administrative do te thote t’i dhurosh Rames perseri Pushtetin vendor. “Falja” Alibeaj-Gaz ndaj meje eshte edhe per te qare e per te qeshur. Te dy keta jane bashkefajtore te percarjes e vendimeve staliniste ne PD. Z.Rushaj nuk pranoi te firmoste per ato dhe dha doreheqjen, ndersa Z.Alibeaj te parin dokument qe firmosi si Kryetar i Grupit ishte ai manifest percares.
Z.Alibeaj e ka humbur te drejten te jete Kryetar i Grupit se eshte pjese e pecarjes dhe nuk eshte personazh gjithe bashkues. Ai vete duhet te dorehiqet se nuk perfaqeson grupin ne terresine e tij. Duke filluar nga shkelja dhe e parimet kushtetuese e politike te ndertimit te grupit me te gjithe deputetet e dale nga listat e PD ne zgjedhjet e 25 Prillit. Per te vazhduar me tej….