Nga një debat per pasagjerë midis taksixhinjve që bëjnë linjën Tiranë Vlorë, ka përfunduar në konflikt i cili ka përfundur me njerëz të gjakosur.
Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh në afërsi të zonëns së quajtur Xhamia, ku në këtë sherrë janë përfishir më shumë se pesë persona.
Siç duket dhe nga pamjet dy prej tyre janë shoqeruar nga policia për ndihmë mjeksore në spitalin e Vlorës, pasi kanë marrë dëmtime në fytyrë dhe trup, ndërsa disa të tjerë janë shoqeruar nga policia në ambjentet e drejtorisë se policisë së Vlorës.
Policia po merr në pyetje disa prej tyre per te zbuluar shkakun e konfliktit i cili degjeneroi në grushta apo dhe sende të forta.