Një sherr mes dy shoferëve është regjistruar ditën e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Mësohet se një shofer është goditur me grusht nga një tjetër, pasi kanë debatuar se kush e ka përparësinë.

Siç shihet edhe nga pamjet, shoferi i një “Passati” është goditur me grusht sapo ka dalë nga makina nga shoferi i “Benzit”.

Sipas dëshmitarit në vendngjarje, i pranishëm ka qenë edhe një efektiv policie, por nuk ka reaguar.