Ndonese ethet elektorale nuk kane nisur mire, ne PS e Memaliajt, gjerat nuk po shkojne sipas planit. Insistimi i deputetit shetites Laert Duraj per te rikandiduar Gjolek Gucajn ne kete bashki, ka sjelle reagime tek vete socialistet.
Njeri prej tyre eshte edhe kreu i PS se fshatit Allkomemaj njekohesisht edhe anetar i Keshillit Bashkiak Lame Jaupi. Ky i fundit sot ka thene nje te vertete te madhe, ate qe askush nga socialistet e ndershem nuk e thote dot publikisht ne Memaliaj per deputetin e Damësit, Laert Durajn duke e quajtur mashtrues. Per buken e gojes shume socialiste te punesuar ne Memaliaj, nuk guxojne ta thone publikisht por vecse neper dhembe.
Lame Jaupi guxoi dhe ja tha ne sy te verteten deputetit miliarder. Madje jo vetem kaq, por edhe shume te tjera qe Jugulajm.net nuk mund t’i shfaqe per mungese te etikes.
Reagimi i kreut te PS ne Allkomemaj, ka ardhur pasi banoret e fshatit ku jeton, po perballen me mungesen e instrastruktures dhe braktisjen totale te Laertit dhe partise se Laertit.