Reshjet e dendura të shiut që pushtuan Pejën ditën e djeshme shkaktuan përmbytje dhe një situatë kaotike në qytet, duke i marrë jetën dy personave, fëmijës 5-vjeçar dhe nënës së tij.
Uji ka vërshuar me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit, duke bllokuar qytetarët në automjete.
Siç duket edhe në videon e publikuar nga mediet vendase, një qytetar është detyruar të dalë nga dritarja e makinës për të shpëtuar, pasi dera e automjetit ishte e pamundur të hapej për shkak të presionit të ujit.
Madje ai me shumë vështirësi arrin të largohet nga makina për të shkuar në një vend të sigurt. Në një video tjetër dy qytetarë kanë hipur mbi makinë pasi e kanë të pamundur të kalojnë për shkak të vërshimit të ujërave.
Nuk dihet ende dëmet e shkaktuara, por nga shumë video në rrjetet sociale duket që uji ka depërtuar edhe nëpër dyqane.