Dalin pamjet me dron të aksionit që zhvilloi policia ditën e sotme për të arrestuar Gjergji Mullallin, 55-vjeçarin që vrau me armë zjarri gruan e tij.
Policia njoftoi se Mullalli ka qëlluar ndaj efektivëve sapo i ka parë ata. Por në pamundësi për t’u larguar pasi ishte rrethuar, ai ka vrarë veten.
Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në Zëmblak të Maliqit. Viktimë e Gjergji Mullallit, mbeti gruaja e tij, Luiza Mullalli, 46 vjeçe. Pasi i mori jetën, 55-vjeçari e hodhi në një gropë septike gruan. Ata ishin në proces divorci dhe kishin 3 fëmijë.
Pas kësaj ngjarje shumë të rëndë, zyra për shtyp e Ministrisë së Brendshme njoftoi se Taulant Balla do të udhëtojë sot drejt Korçës për të patur takime në Drejtorinë Vendore të Policisë atje.