Ish-kryebashkiaku Safet Gjici u arrestua sot nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit nën akuzën për korrupsion aktiv dhe pasiv dhe shpërdorim detyre.

Ndërkohë, kanë dalë dhe pamjet e momentit kur ish-kryebashkiaku shoqërohet me pranga në duar në Drejtorinë e Policisë. Nga ku më pas është shoqëruar për në bllokun e sigurisë te “Mine Peza”.

GJKKO ka caktuar masë arresti për Gjicin. Në 16 qershor të njëjtën ditë kur u publikua skandali seksual i Gjicit në zyrën e bashkisë, SPAK nisi hetimet për ish-kryebashkiakun e shkarkuar.

Ai u arrestua këtë pasdite teksa ndodhej në një lokal poshtë shtëpisë së tij.