Oriela Trako, 32 vjeçarja nga fshati Lazarat i Gjirokastres, është kampionia në fuqi e bodybuilding në Shqipëri dhe njëkohësisht pjesmarrëse në disa aktivitete ndërkombëtare ku dhe është laureuar me cmime të dyta apo të treta.
Orielën e shikon përditë në palestrën e Nikollaq Muços, i cili dhe ky ka qenë kampion absolut në Shqipëri dhjetë vite më parë dhe tashme eshte trajner i Orieles.
Pas orarit zyrtar të punës, Ori siç e thërrasin shoqëria e saj, të vetmin dëfrim dhe kalim kohe ka palestrën. As kafene, as klabe apo kalim kohe pa asnjë dobi, nuk është në axhendën e saj të përditshme. Oriela ka dy fëmijë dhe ata për të janë gjithçka madje dhe frymëzim i jashtëzakonshëm, për të avancuar në jetë në përmbushjen e synimeve të qarta që ka në këtë zhanër të sportit.
Nëntorin e kaluar Oriela, ndërmori e vetme udhëtimin drejt SHBA, për të përfaqësuear Shqipërinë me shpenzimet e saj në Kampionatin Botëror të Natural Bodybuilding, në të cilin morën pjesë 50 shtete.
Të hollat që i kish kursyer nga pagesa e saj në punë, ajo i investoi për të udhëtuar drejt Las Vegasit, me qëllim fitoren dhe të valëviste flamurin shqiptar.
Zuri vendin e tretë në këtë event, duke u vlerësuar me medaljen e bronxit mes 50 vajzave-sportiste më të mira të botës.
Vitin e kaluar Oriela rrëmbeu vendin e parë edhe si kampione absolute për femra në kampionatin e 6 natural bodybuilding i cili u zhvillua në Vlorë.
Rrugëtimin në këtë sport ajo e ka zhvilluar së bashku me trajnerin e saj kampionin gjirokastrit Nikollaq Muço i cili pa tek Oriela cilësitë e një sportisteje të prirur për këtë sport.