Gati 1.6 milione euro eshte fondi akorduar nga Banka Boterore per ndertimin e ures se re prane pikes turistike te Viroit ne Gjirokaster. Inxhinieri ARSH per jugun e Shqiperise Aristotel Noni tha per Jugulajm.net se ky projekt do t’i jape fund nje sere problematikave ku me e theksuara nder vite ka qene permbytja e ketij segmenti si pasoje e prurjeve te larta te ujit nga burimi i Mëmës, ku jo ne pak raste automjetet jane bllokuar per ore te gjitha me rradhe.
Ura e re do te kete nje gjatesi prej 500 metra ndersa paralelisht do te ndertohen dhe 2 ura te tjera lidhese te cilat do te sherbejne per qytetaret per kalimin nga njera ane e parkut ne tjetren, ndersa rendesi e vecante do t’i kushtohet dhe parametrave te sigurise rrugore ku ato aktuale kinsiderohen teper problematike.