Për herë të parë në tezgjah u ul kur ishte 12 vjeçe. Me ndihmën e nënës së saj realizoi punët e para.
Që nga ajo kohë ka kaluar afro gjysmë shekulli dhe punës në tezgjah Natasha Biçaku, nuk i është ndarë tezgjahut asnjë moment.
Gjithë procesi thotë se është i vështirë pasi kërkon shume vëmendje e përkushtim. Një qilim i thjeshtë do gati një muaj të përfundoj.
Punimet me motive te traditës së Kavajës dhe Kukësit thotë se janë me të vështirat. Në gjithë punët e saj Bardha përpiqet që t`i qëndroj besnike modeleve të tradicionale
Ndryshe nga e kaluara kur te rinjtë shfaqnin interes për traditën kohët e sotme duket se refuzojnë të trashëgojnë zanatet e vjetra.
Dëshiron që tezgjahun t`ua trashëgojë mbesave. Në treg ka kërkesa për punimet artizanale.
Turistët janë ata që i dëshirojnë më tepër. Çmimet nuk janë të lira.
Për të ruajtur traditën Bardha ka hapur një punishte në Elbasan ku ka të punësuara edhe zonja të tjera të qytetit.