Në puntaten e sotme të “Shihemi në Gjyq”, përpos konflikteve dhe zënkave për pronat, mes motres dhe vellait, me fund te seances Zhaneta i afrohet vëllait të saj Përparimit për ta përqafuar. Por ky i fundit nuk pranoi kurrsesi!

Ai thotë se e motra duhet të ishte kujtuar më herët për t’u pajtuar.

Zhaneta: Të jemi të bashkuar, të kemi dashuri…

Përparimi: Largohu, largohu!

Ardit Gjebrea: Ajo nuk po vjen më për pronën, të lutem! Ajo po vjen për pjesën e dashurisë. Atë pjesën e dashurisë do ja japësh? Do ta përqafosh?

Përparimi: Për të mirën e dashurisë kishte ardhur prej kohësh ajo, jo sot.

Ardit Gjebrea: Po afrohet të të përqafoje, përqafoje Përparim!

ZhanetaAfrohu bre se është turp…

PërparimiIk se nuk të dua!

Pas shumë tentativave që Arditi me zonjën Eni bënë që dy vëllezërit të kishin një moment pajtimi, Zhaneta arriti ta puthte të vëllain.