Moti i keq ka përfshirë Greqinë. Situata paraqitet alarmante në Kretë.
Mediat greke bëjnë me dije se për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një grua rezulton e zhdukur.
Nivelet më të larta të shiut janë regjistruar në zonat e Heraklion, Kretë.
Deri në orët e pasdites ka pasur përmbytje në Agia Pelagia, ndërsa më pas stuhitë kanë goditur Sitinë dhe lindjen e Kretës.