Ceremoni model, mund të quhet ajo që ndodhi mesditën e sotme në Memaliaj, ku të djathtët rifitojnë çelësat e kësaj bashkie pas 12 viteve. Albert Malaj kandidati i koalicionit opozitar BASHKË FITOJMË sot hyri për herë të parë në zyrën e lënë prej kryetarit në ikje të Bashkisë së Memaliajt Gjolek Guci nga PS.
Jo vetëm kaq, por ky i fundit, e ka përcjellë qysh prej sallës ku u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak, e deri tek zyra duke i’a dorrëzuar këtë kundërshtarit politik. Një veprim i cili duhet të merret shembull edhe nga politikanët e rangut të lartë të opozitës dhe pozitës në kryeqytet, sesi në bashki kaq të vogla, veprime të tilla me dimension kaq civil, përcjellin mesazhe paqeje dhe harmonie tek të gjithë zgjedhësit e majtë e të djathtë.
Madje një mesazh të tillë, e ka përcjellë vetë kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Memaliajt Albert Malaj, fill pas vendosjes së shiritit prej ish kryetarit socialist të Bashkisë Memaliaj Gjolek Guci. Per here te pare, zyra e kryetarit te Bashkise Memaliaj ka qene kaq e populluar sa sot. Ne 4 vitet e fundit, qe te takoje Gjolek Gucin ishte mision i pamundur ndaj dhe zgjedhesit e ndeshkuan me vote per shkak te prepotences dhe arrogances qe karakterizonte ate.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të konstituar, pozita dhe aleatët e saj, kanë 9 vende, ndërsa Bashkë Fitojmë 4 vende e Vula Parti (ALIBASHA) 2 vende. Si nënkryetarin apo dhe përfaqësuesin e kësaj bashkie në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës, pozita i zgjodhi nga radhët e saj. Albert Malaj në zgjedhjet e 14 majit fitoi kundrejt Gjolek Gucit të PS me 312 vota diferencë.