Banorët e fshatit Çërilë janë çuar në protestë mesditën e sotme per mungesen e kullotave.
Ata kanë qenë kategorik me kryetarin e Bashkisë së Memaliajt, Gjolek Guci, të cilin e akuzojnë për marrëveshje me biznesmenin e njohur ku këtij të fundit, i ka ofruar të gjitha lehtësirat në dëm të mirëqënies së banorëve dhe privimin e këtyre të fundit për të pasur bagëti në fshat.
Të gjendur në këto kushte, banorët jane mbledhur para Bashkise se Memaliajt dhe kane kerkuar nje sqarim nga kryetari i Bashkise, Gjolek Guci, i cili u fsheh nga perballja me ta.
Banoret kane hyre ne bashki dhe kane debatuar me administraten.
Nga protesta e zhvilluar disa dite me pare jane shoqeruar ne komisariat 5 banore te cilet kane kaluar ne ndjekje penale.
I pranishem ne komisariat ishte edhe kryetari i Bashkise, Gjolek Gucaj, i cili i ka shantazhuar keta te fundit per te firmosur dhe te mos dalin më në protesta.
Pas protestes pa zgjidhje ne Bashkine e Memaliajt, banoret i kane bere thirrje kryeministrit Edi Rama, te njihet me problemin ne fjalë.
Banoret marshuan drejt Postes Policore ne Memaliaj, ku u ndeshen me shefin e policise i cili nuk dha asnje pergjigje per mediat dhe banoret.