I ftuar në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi, deputeti i PD-së, Tritan Shehu komentoi shoë-n propagandistik në Greqi të kryeministrit Edi Rama, i cili i përdori emigrantët si dekor.
Sipas Shehut, mesazhi i këtij mitingu është i qartë, tipik i autokratëve, i diktatorëve, të një tipi ‘Gedafi’ dhe shqiptarët kanë parë realitetin e paraqitjes së Ramës në Athinë, të një njeriu që mendon se ka fuqi të pakufishme dhe nuk jep llogari.
Deputeti denoncoi me shifra, ku sipas tij, vetëm nga Qarku i Gjirokastrës kanë shkuar në Athinë mbi 1 mij nënpunësa, drejtuesa, patronazhista që janë nisur dje dhe pardje për të marrë pjesë në atë takim.
Gjithashtu Shehu, theksoi se kush e paguan këtë faturë kaq të lartë, pasi një gjë e tillë nuk lejohet nga ligjet e vendit.
Shehu: Mesazhi i këtij mitingu është i qartë, tipik i autokratëve, i diktatorëve, të një tipi Gedafi. Qytetarët kanë përfituar sepse kanë parë realitetin e paraqitjes së Ramës në Athinë. Ishte në të gjitha prizmat dhe tiparet një shoë i një njeriu që mendon se ka fuqi të pakufishme dhe nuk jep llogari. Pyetja e parë që kam unë është fatura financiare. A do kërkojë njeri faturë financiare. Vetëm nga Qarku i Gjirokastrës kanë shkuar mbi 1 mij nënpunësa, drejtuesa, patronazhista që janë nisur dje dhe pardje në Athinë për të marrë pjesë në atë takim. Mijëra të tjerë nga vende të tjera të Shqipërisë. Kush e paguan këtë faturë?
Nuk lejohen as sposorat as donatorët pasi të gjitha duhet të bëhen transparente.
Kemi një aktivitet tipik të një regjimi i cili transmeton imazhin e antieuropianizmit, imazhin e antidemokracisë, imazhin e një shteti antiligjor, imazhin ku nuk respektohen parimet ligjet rregullat dhe çdo gjë komandohet.