Vala e të nxehtit ka përfshirë Europën teksa temperatura që kalojnë 40 gradë. Por, në Şanliurfa të Turqisë situata është më e padurueshme dhe temperatura ka arritur në 45 gradë.

Një qytetar atje nuk mundet të duroj më të nxehtin dhe ka nisur të godasë diellin me gurë duke thënë: “Na ke shkatërruar”.

Me ardhjen e verës temperaturat në Turqi janë rritur në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të mos dalin jashtë në kohën e pikut.

Valët e të nxehtit po shtrihen gjithashtu në disa pjesë të SHBA-së, Kinës, Afrikës së Veriut dhe Japonisë.