Reshje dëbore ka pasur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Llogara.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar, ndërkohë që temperatura shënon 1°C.
ARRSH bën të ditur se është punuar me mjete borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat, ndërkohë që qarkullimi kryhet pa probleme.