Prej 10 ditesh banoret ne fshatin Lazarat ne Gjirokaster kane mbetur pa uje.
Ata shprehen se kjo situate perseritet shpesh, duke u bere e padurueshme.
Teksa temperaturat jane te larta, banoreve lazaratas u duhet te kalojne edhe kete gjendje pa uje te pijshem, ndersa probleme kane edhe ne bujqesi, si te vetmin sektor qe mbulon te ardhurat e tyre.
Banoret thone se premtimet per uje 24 ore nga kryebashkiaku i Gjirokastres, Flamur Golemi dhe kryeministri Edi Rama, kane qene te shumta por ne Lazarat uji ka qene vetem 30 minuta ne dihe tashme nuk vjen fare.
Ndersa projekti per ujesjellesin e ri ka perfunduar, duket se ky problem disa vjecar nuk ka mar zgjidhje pavaresisht se ky investim ishte 2 milion euro.
Te interesuar prane drejtorise se ujesjellesit na u komunikua, se problemi qendron tek djegia e pompes ne depon e ujit, duke e lene fshatin ne thatesire.
Ne kete fshat ka rreth 2500 mije banore.