Një 14-vjeçare është larguar prej tri ditësh nga banesa e saj, duke humbur çdo komunikim me familjen e saj. E mitura është nxënëse në klase të tetë, ndërsa ka marrë valixhen me sendet e saj personale dhe është larguar nga banesa.
Prindërit e 14-vjeçares shprehen se ajo është parë në terminalin e Fierit, nga ku mund të jetë nisur drejt Tiranës. Nëna dhe babai i së miturës apelojnë që ajo të kthehet, ndërsa kërkojnë ndihmën e autoriteteve për gjetjen e saj.
Ato kanë adresuar çështjen pranë Komisariatit në Policinë e Patosit, ndrësa kanë deklaruar se e bija nuk iu përgjigjet thirrjeve në telefonin e saj.