Rovena dhe Mirela janë dy kunata që vijnë për të sqaruar një konflikt mes tyre në “Shihemi në Gjyq”. Është Rovena ajo që ka thirrur kunatën në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me pretendimin se e ka mashtruar, gënjyer dhe i ka marrë paratë. Rovena pretendon marrjen e 30 milionë Lekëve prej Mirelës.

Ajo nis të shpjegojë se për çfarë bëhet fjalë, por situata mes kunatave është e tendosur dhe nisin menjëherë të përplasen me fjalë e këcënime.

Rovena: Para një viti e gjysmë do bëja një ndërtim në shtëpi.

Eni Çobani: Pra ju keni një shtëpi private në qytetin e Vlorës, jeni ng Vlora pra dhe i përshëndesim gjithë vlonjatët.

Rovena: E cila më ka fituar lagështirë dhe nga tërmeti janë çarë muret.

Mirela: Po moj, po të ishe nikoqire ti s’përfundonte shtëpia ashtu, i përvishje mëngët dhe s’përfundonte shtëpia ashtu, po të ishe nikoqire, ndyrësirë!

Rovena: Nikoqirëllëkun ti s’ma tregon dot mua se unë të rrita fëmijët ty zonjë!

Mirela: O kanë kaluar 30 vjet!

Rovena: Ça 30 vjet!

Mirela: Të kam mbajtur në pëllëmbë të dorës!

Rovena: Ata fëmijët e tu kanë qenë baras me fëmijët e mi! Ja kjo nikoqirja këtu, ja kjo!

Mirela: Lekët harroji se s’ke për t’i marrë.

Rovena: Pa kërcite ike ti, kujt ia le fëmijët?

Mirela: Shiko se ta vërvita këtë që këtu, s’ke për t’i marrë 30 milionë Lekë ti! (Mirela merr në dorë shishen e ujit).

Rovena: Moj kujt ia le fëmijët ti moj që më tregon mua nikoqirëllëkun?

Mirela: Po s’ti dhashë lekët, ça do më bësh?

Rovena: 2 fëmijë e dashur, 2 unë e 2 të kësaj, 4 fëmijë unë në shtëpi!

Eni Çobani: Po pse ia rrite fëmijët se s’po e kuptojmë?

Rovena: Iku zonja në Itali bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët ngelën te mua, 2 vjet e gjysmë.

Mirela: Moj ta kam për nder!

Rovena: Çfarë nderi moj çfarë nderi? Ti sot më ke rrënuar!/tvklan.al