Vetëm nëntë sekonda, i mjaftuan 68-vjeçarit në Pire për t’i marrë jetën 40-vjeçarit shqiptar Brigen Limka që punonte në një parking. Mes tyre kishte pasur një debat, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një ngjarje thuajse e përditshme, ku 68-vjeçari po debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë.
“Mbarova me ty, tani mbarova me ty.”, thuhet se ka bërtitur sulmuesi sapo ka qëlluar 39-vjeçarin, duke treguar se sa i vendosur ishte për të vrarë. Më parë kishte pasur një përplasje verbale për vendin e parkimit.
68-vjeçari është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë. 39-vjeçari nuk e ka parë teksa fshihej pas një makine të parkuar. Ai ka dalë para viktimës, e ka befasuar dhe e ka qëlluar në fytyrë.
39-vjeçari fatkeq është rrëzuar përtokë në mes të rrugës. Në të njëjtën kohë, një makinë që do të parkonte bën mbrapa dhe drejtuesi i mjetit largohet në panik.
Megjithatë 68-vjeçari nuk ka mjaftuar me aq. Ai kthehet dhe e qëllon edhe një herë shqiptarin, më pas niset menjëherë për në shtëpinë e tij. Kliko këtu për videon e ekzekutimit.