Lukunia e qenve endacakë është kthyer në tmerr për qytetarët edhe në qytetin e Vlorës.
Qytetarët ankohen se bashkia i ka lëshuar në qytet pa i sistemuar në strehimore të përcaktuara për trajtimin e tyre ashtu siç parashikojnë politikat e posaçme për kafshët e rrugës.
Një djalë është sulmuar gjatë orëve të natës teksa ka qenë duke kaluar rrugën.
I njëjti rast është përsëritur me një grua e cila ka marrë lëndime nga qentë endacakë teksa kthehej për shtëpi.