Banorët e Big Brother VIP, me përjashtim të Ronaldos dhe Keisit, patën mundësinë që të shohin Big Brother Portokalli pasi kaluan me sukses sfidën e kalimit të pishinës nga njëra anë në tjetrën me  komerdare, pa lagur trupin në ujë me përjashtim të duarve.

Banorët kanë qeshur dhe e kanë marrë me sportivitet kur kanë parë veten e tyre të imituar në Portokalli, por duket se Kiara nuk është ndjerë mirë nga imitimi që i kanë bërë dhe këtë gjë ia ka treguar dhe Luizit pasi panë Big Brother Portokalli.

Pasi panë shfaqjen ajo u pa të përlotej te bari teksa fliste me Luizin.

Ky i fundit i prekur nga gjendja e Kiarës, nuk kurseu dhe një mallkim:

“Ishalla këta lot bien mbi ata që e meritojnë me u ra sipër jo mbi fytyrë të saj.”