Këngëtari i njohur, Jon Bon Jovi parandaloi një tragjedi në Nashville.

Teksa po xhironte videoklipin e tij të ri, një grua në gjendje të rëndë të shëndetit mendor tentoi të hidhet nga ura.

Ishte këngëtari ai, i cili arriti ta bindë gruan të ndërrojë mendje, duke folur më të.

“Duhet të gjithë ne të ndihmojmë për të mbajtur njëri-tjetrin të sigurt,” tha shefi i policisë John Drake në një deklaratë të shkurtër në X.

Policia publikoi videon e sigurisë të ndërveprimit, në të cilën gruaja mbahet në barrierat anësore ndërsa qëndron në rrezik.

Pasi afrohet dhe flet për rreth një minut me të, Bon Jovi dhe një bashkëpunëtore e tij e shpëtojnë gruan dhe e ndihmojnë atë të kthehet në vendkalimin e këmbësorëve.

Si nëpër filma, kjo situatë mbyllet me një përqafim.