Skandali mjedisor vazhdon te gjeneroje ne Permet. Zjarri qe pushtoi landfillin e Piskoves mesditen e djeshme, ka vijuar edhe sot.
Ajo çka e ben dhe me kritike situaten dhe ne kufijte e pabesueshmerise, jane prezenca e fadromave ne kete vend, ku po punojne per djegijen masive te te gjitha mbeturinave ne kete vendgrumbullim.
Nga pamjet duket qarte se fadromat po operojne ne terren, duke shtyre grumbujt e plehrave ne vatren e zjarrit.
Ky eshte nje superskandal qe kerkon patjeter ndermarrjen e veprimeve ligjore ndaj urdheruesve, qe duket se jane automatikisht dhe zjarrevenesit e mbeturinave urbane.
Kemi kerkuar informacion nga tre persona qe ndiqnin procesin e evadimit te plehrave drejt vatrave te zjarrit permes fadromave, por ata jane shmangur jo vetem nga miktofoni por edhe nga fokusimi i kameras.
Nga ana tjeter banoret e Piskoves te cilet jane dhe me te ekspozuarit ndaj tymit kanceroz qe çlirohet nga djegia e plehrave, kane bere fajtore Bashkine e Permetit per te gjithe kete situate.
Banoret e Piskoves dy vite te shkuara kundershtuan nderrimin e ketij landfilli prane fshatit te tyre, pasi parashikuan kete katastrofe mjedisore.