Rikthehen karnavalet ne Gjirokaster apo e njohur ndryshe si festa e prosopullave. Fotografitë e kohës dëshmojnë organizimin e festimeve, që prej viteve 1900, në kohën e pushtimit turk.
Kostumi tipik i kësaj dite ishte ai tradicional i zonës, fustanella labe. Përpjekja e fundit për organizimin e kësaj feste në Gjirokastër mbahet mend të ketë qenë në vitet ’60 dhe rikthimi i saj eshte shenuar disa dite para plasjes se pandemise ne 2020.
Kjo festë pagane është rikthyer në edicionin e saj të dytë. Fëmijët e veshur me kostumet shumëngjyrëshe i kanë dhënë hijeshi Pazarit Karakteristik të Gjirokastrës. Ata janë veshur si personazhet e kukullave te tyre të dashura.
Aktiviteti do te shtrihet pergjate gjithe fundjaves.