Në Portin e Durrësit është kapur një sasi kokaine prej 31 kg, në kontejnerin e kompanisë së bananeve, “Banaking”, në pronësi të Trifon Murataj.
Kjo nuk është hera e parë që në ngarkesat e kësaj kompanie bananesh, mjaft të njohur në vend, kapet kokainë.
Por, kompania ka vijuar të operojë normalisht edhe pse DEA ka sinjalizuar autoritetet shqiptare, se ajo është e përfshirë në trafikun e drogës që prej vitit 2014.
Policia po vijon kontrollin në skaner, për të parë nëse sasia e kokainës është më e madhe.
Kontejneri vinte nga Amerika Latine, konkretisht nga Ekuadori.