Albert Malaj, kandidati i opozites per Bashkine Memaliaj, ka reaguar per smogun mbytes dhe aromen e keqe qe ka kapluar qytetaret e Memaliajt nga djegia e plehrave.
Ka per me shume se sa nje jave, qe Bashkia Memaliaj po djeg plehrat nga Vasjari në Memaliaj, segment ky qe as kundragazi nuk te ben efekt nga tymnaja e shumte, ndotja dhe ajri i renduar.
Permes nje reagimi ne fb, Malaj i ka bere thirje deputetes se zones dhe ministres Mirela Kumbaro, qe te reagoje urgjentisht per kete situate te papranueshme.
Ja reagimi i plote i Malajt:
Masakra me djegien e plehrave në mjedisin Park Kombëtar.
Bashkia Memaliaj në krye të skandalit mjedisor, duke helmuar qytetarët e saj.
Ka një jave rresht, qe banoret nga Vasjari në Memaliaj po përjetojnë një tmerr të vërtetë nga djegia e plehrave në Park Kombëtar të lumit Vjosa.
Po çfarë duhet të përjetojnë më tepër banorët se një sulm atomik, kur shikon këto pamje që do të mbeten si krimi më i shëmtuar i kësaj bashkie?
Pse u serviret kjo hakmarrje këtyre banorëve të kësaj bashkie, apo si rezultat i abandonimit që i kanë bërë qytetarët këtij kryetari, i cili nuk ka lënë masakër pa bërë për këtë komunitet, me vjedhje nga më të shëmtuarat, me mashtrime, me premtime boshe dhe së fundmi duke ndezur dhe plerat.
Krimi mjedisor ka dhe dëshmitare Mirela Kumbaron, e cila eshte pergjegjsja e drejtëperdrejt si drejtuese Politike, si Deputete Qarku, si MINISTRE MJEDISI dhe TURIZMI.
Ku jan udhezimet tuaja per menaxhimin e mbetjeve, ku eshte caktuar vendi i hedhjes mbeturinave, si perpunohen, ku jan inspektoriatet? apo pune per militante?
Vjen ne Memaliaj, mbjell nje rrap per ben show, me papergjegjshmerin tende than mijra te rrepe pergjat vjoses me helmet qe dalin nga plerat, (nuk gjen nje rrap pa u thar pergjat vjoses) jeni njerzit nga me te papergjegjshmit per postet qe mbani.
Qytetaret kanë vendosur me vullnet të lirë t’i thonë jo tallavave të Rilindjes, se program nuk shohin të kenë para tyre.
Qytetarët e kësaj bashkie nuk do të tolerojnë masakrën ekonomike të kryer në vite dhe tani si vemje të shëmtuara shkojnë nëpër dyqanet e borxheve, gjoja iu vjen keq për ta…
JO,JO.
Nuk kanë nevojë qytetarët për lëmoshë, por për dinjitet, për t’u trajtuar me idera që sjellin zhvillimin e këtij komuniteti jo me plehra nëpër këmbë.
Ndaj ju ftoj që 14 maj të jetë fundi i çlirimit nga këto masakra dhe papërgjegjshmëri totale të atyre që kanë për detyrë ligjore të drejtojnë me profesionalizëm.
Përgjegjësit e këtyre masakrave do të ndëshkohen nga shkelja e ligjit në mënyrë të padiskutueshme, por veç kësaj do të marrin përgjigjen politike në 14 maj si asnjëherë tjetër…
Unë do të qëndroj në anën tuaj me kurajo, duke denoncuar pa frikë çdo skandal, do vlerësoj çdo shqetësim të qytetarëve me detaje dhe do mbetem qytetari më kërkues ndaj kryetarit për detyrat e veta dhe në rastin kur do ta drejtoj këtë bashki, me një mision në vetvete, të ndryshojmë këtë qytet të masakruar më tepër se çdo pushtues, nga rilindja dhe grabitësit tuaj.
Me respekt Albert Malaj.