Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në autostradën Tiranë – Durrës. Një kamion ka humbur kontrollin dhe për pasojë është kthyer kryq, duke çarë në trafikndarësen.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Për shkak se kamioni është kthyer kthyer kryq, në autostradë është rënduar trafiku.

Kujtojmë se gjatë fundjavës, në drejtim të Durrësit dhe anasjelltas ka kryesisht trafik, për shkak se qytetarët shkojnë në plazh.