Ky është 58 vjeçari Kalo Kalaj banor i fshatit Dragot Bashkia Tepelenë.
Është tërësisht i paaftë për punë çka dhe përfiton pensionin e invalidit prej 7 mijë lekësh. Ai erret e gdhihet në këtë ngrehinë që ka nisur për t’u bërë banesë. Në këtë cep të saj, ai ka vendosur shtratin e vet ku fle me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit nuk mundëm t’a kontaktonim pasi kishte shkuar tek të afërmit për të siguruar bukë thatë. Kalua i shtrirë në rroba, mezi çohet në këmbë dhe po ashtu edhe mezi mbahet. Një aksident i para tre viteve e ka lënë atë sakat për tërë jetën.
Jo vetëm kaq, por Kalua edhe 7 mijë lekët që i përfiton, nuk i arrijnë as për ilaçet, pale më të sigurojë ushqim elementar. Ushqimi i përditshëm janë këto feta bukë që Kalua i ndan me macen e shtëpisë. Mish ka vite pa e parw me sy, ndërkohë që për vit të ri dikush i dha kofsha pule që kaloi në qiell të hapur festën tradicionale. Kalos do t’i duhet që të udhëtojë në Tiranë për të rifreskuar dokumentacionet që sipas tij, vlejnë më shumë sesa pagesa vjetore që përfiton.
Drama e Kalos është se fati e goditi për të qenë unikali në zonë që jeton me tërë kuptimin e fjalës në qiell të hapur. Këtë copë llamarinë e ka mbi vete që e mbron nga shiu, ndërsa plastmaset rreth e rrotull e ndihmojnë për t’u mbrojtur nga era pasi Dragoti ndodhet nën rrymën e Grykës së Këlcyrës. Derimë tani ndonëse ka apeluar tek autoritetet bashkiake për të futur kokën në një vend së bashku me të shoqen, apo dhe për ndihma ushqimore, Bashkia nuk ka ofruar asistencë.