Kjo mund të jetë një skenë e denjë për një film, por në fakt ka ndodhur më 3 qershor në Vorë, ku 2 persona kanë vjedhur brenda dy minutash një “Range Rover”.

Në video shfaqen qartë 2 hajdutët të cilët janë pajisur me maska silikoni dhe doreza për të mos lënë gjurmë, të cilët arrijnë që brenda 2 minutave të hyjnë brenda makinës dhe më pas të largohen.

Atyre u duhen më pak se 120 sekonda për të thyer xhamin e makinës dhe për t’u futur brenda, ndërsa më pas largohen duke u shoqëruar nga një automjet tip “Audi” pa targa, që dyshohet se ka sjellë hajdutët në vendin e krimit.