Është bërë publik momenti i arrestimit nga policia i 80-vjeçarit Xhevit Sinani, i cili ekzekutoi me sëpatë gruan e tij dhe të vëllanë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori dyshohet që ka kryer krimin e dyfishtë.