Drejtuesi i Kujdesit Shëndetësor Fier, Arbër Arapi, është shkarkuar nga detyra, pas transmetimit të emisionit “Stop”.
Në kohën e punës, kur ai duhet të ishte në detyrë, pacientja e infiltruar e emisionit Stop lidhet me doktor Arbrin, i cili punon në klinikën dentare Esel, në Tiranë.
Por skandali shtrihet edhe më gjerë.
Pas këtij rasti, në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një informacion, sipas të cilit, infermieri i ambulancës së Kreshpanit, Artur Yzeiri, abuzon me detyrën, duke bërë kurse për patentë në orarin e punës, e duke lënë banorët pa shërbim.
Në fillim “Stop” u ndal tek ambulanca, ku nuk ndodhej askush.
Stopi: S’paska njeri fare këtu. Ka njeri këtu?
Banori: Tek ambulanca aty?
Stopi: E!
Banori: Pse s’është Turi këtu?
Stopi: Kush?
Banori: Ai, që është infermier këtu.
Stopi: Jo!
Banori: Janë dy aty. Nuk është asnjeri? Është edhe ajo Rita.
Menduam, se infermier Turin, do ta gjenim në qendrën shëndetësore të Cakranit, por as aty nuk ishte.
Stopi: Vetëm Klodi është?
Punonjësja: Vetëm Klodi.
Stopi: Po ky Turi nuk është?
Punonjësja: Kush?
Stopi: Turi!
Punonjësja: Nuk është këtu ai, është në Kreshpan.
Stopi: Nuk e dua me kamio automatike,
Artur Yzeiri, infermier: Me manual i kemi makinat. Po, pa problem.
Gazetari: Alo përshëndetje si je?
Artur Yzeiri: Mirë, si kalove ti?
Gazetari: Po flas me zotin Artur?
Artur Yzeiri: Po!
Gazetari: Zoti Artur unë jam Andrelini gazetar i emisionit “Stop”. Rastisi që erdhëm në Kreshpan dhe nuk di kujt t’i drejtohem se unë e gjej mbyllur këtë. Keni një mjek, je ti? Je mjek apo infermier?
Artur Yzeiri: Unë jam infermier.
Gazetari: Besoj jeni afër, apo jeni në shërbim nëpër fshatra siç bëjnë infermierët zakonisht?
Artur Yzeiri: Unë jam nëpër fshatra, se unë mbuloj fshatin Kreshpan dhe jemi në shërbim në të gjithë fshatin.
Gazetari: Besoj je larg, të paktën të shikoj pak sesi e menaxhoni, kjo është ideja. Vjen dot për shembull për 20 minuta?
Artur Yzeiri: Aktualisht nuk mund të vij, se jam në një kështu… Më vonë po, tani jo.
“Stop” foli me infermier, apo instruktor Turin, i cili na la takim në Fier, për të folur për kursin e patentës.
Pasi të bën guidë, Turi të udhëzon edhe për dokumentet, që duhen plotësuar, për të marrë patentën. Për këto shërbime ai merr 250 mijë Lekë të vjetra.
Stopi: Kam nusen, që do të bëjë kursin e patentës.
Artur Yzeiri, infermier: Duhen mjekësoret, o vëlla.
Stopi: Ça duhet?
Artur Yzeiri, infermier: Te mjeku i familjes, sy e veshë. Je në Fier të takohemi?
Stopi: Rreth ça ore?
Artur Yzeiri, infermier: Besoj rreth orës 13:30-14:00! Varet, se kam edhe pak punë unë, se me këto po merrem, me praktikat. E mirë, në rregull.
Stopi: Nuk e dua me kamio automatike!
Artur Yzeiri, infermier: Me manual i kemi makinat. Po, pa problem.
Stopi: Patentën e nuses!
Artur Yzeiri, infermier: Ore, kush ta dha numrin tim?
Stopi: Të gjithë në Shqipëri këtë problem keni ju, “kush ta dha numrin?”
Artur Yzeiri, infermier: Te doktoresha e lagjes, një formular patente, e dinë vetë ata, pam-pam-pam, e mbushin. Ta marrë, të bëjë dy fotografi diku këtu!
Stopi: Sa Lekë kushton, o vëlla?
Artur Yzeiri, infermier: 250 mijë Lekë dua unë!
Stopi: 250 mijë lekë! Kur i do lekët?
Artur Yzeiri, infermier: Kur të regjistrohet, ose gjysma tani, gjysmat në vazhdim, nuk është problem!
Stopi: Ku e ke (autoshkollën)?
Artur Yzeiri, infermier: Te Shkolla e Muzikës, ja!
Stopi: Mirë pra, kështu e lëmë. Mirupafshim!