Vangjel Voci i ka kaluar të 70-at i moshuar dhe i verbër në gjendje shëndetësore jo të mirë ka gjetur strehim në këtë godinë e cila dikur ka qenë shkolla 9 vjeçare e fshatit Sofratikë Bashkia Dropull, ku dikur mësonin nxënës nga e gjithë krahina minoritare greke.
Banesa e tij ku bujtte u shemb tre vite më parë. Ndonëse i sëmurë ai rrëfen me një shqipe të çalë se jeton në kushte jo të mira ndërsa Bashkia e Dropullit nuk i ka gjetur një banesë. Jemi interesuar në Bashkinë e Dropullit dhe janë shprehur se të moshuarit do t’i rehabilitohet banesa por kërkon pak kohë. Në këtë ndërtesë të degraduar prej erozionit kohor dhe mosfunksionimit disavjeçar, kanë mbetur ende gjurmët mësimore të së kaluarës si ky pirg me libra.
Një tjetër banore e moshuar e fshatit thote se të rinjtë kanë ikur në emigrim dhe nuk e kanë kthyer më kokën pas.
Në fshatin Sofratikë ka mbi 100 shtëpi por të gjithave u është vënë dryni. Kjo gjendje vihet re pothuajse në të gjitha fshatrat e Bashkisë së Dropullit ku numri i banorëve numerohet me gishtat e dorës.