Babagjyshi vjen nga deti në Himarë
Për herë të parë pas shumë vitesh Himara i ka pritur krishtlindjet ndryshe, këtë vit babagjyshi nuk erdhi nga oxhaku por nga deti.
Me qindra fëmijë e kanë pritur atë në breg të detit, duke marrë edhe dhurata prej tij.
Për kryebashkiakun, Vangjel Tavo, me këtë aktivitet fundviti Himara ngre siparin e shumë aktiviteteve, që do të pasojnë për të gjallëruar jetën kulturore të qytetit dhe mbi të gjitha për të ofruar një atmosferë edhe më të bukur për turistët në 4 stinët e vitit.
Edhe qytetarët shprehen të suprizuar me çfarë po ndodh në Himarë, atmosferë që nuk e kishin ndier prej vitesh.
Krahas babagjyshit dhe dhuratave një panair i madh artizanësh nga gjithë Shqipëria është duke u realizuar në himarë, me punime qeramike, artistike dhe folklorike të cilat përfaqësojnë traditat dhe kulturën e zonave të ndryshme.
Artizanët kanë performuar në kohë reale realizimin e qelesheve, poçerisë, deri edhe tek gatimet tradicionale.