Eksperti ushqimor Abdyl Sinani ishte këtë të hënë në Euronews Albania ku shpjegoi procesin e prodhimit të miellit dhe arsyet se përse ndodh që në miell të gjejë miza.
Ai tha se në rastet kur ne jemi të vetëdijshëm që mielli mund të ketë pasur sporje, mund ta fusim atë për 48 orë në ngrirje në -18 gradë celsius para se ta konsumojnë.
Megjithatë eksperti theksoi se në rast se gjenden miza në miell atëherë nuk duhet ta konsumojmë atë.
“Nëse ne jemi në dijeni që mielli mund të ketë pasur sporje të cilat më vonë mund të zhvillohen. Për të konsumuar nuk konsumohet. Ky miell në rast se e kemi idenë që mund të ketë pasur sporje, futet në ngrirje. Mielli futet 48 orë në ngrirje, në -18 gradë celsius. Më pas mund të konsumohet”,-tha eksperti Sinani.