Ky muaj siç dihet është sensibilizues ndaj sëmundjeve tumorale tek gratë.

Shume gra në shumicën e rasteve neglizhojnë shenjat fillestare të semundjes tumorale në trupin e tyre. Mesazhet per t’u depistuar nuk kane munguar prej autoriteteve ndaj grave që të bëhen pjesë e këtij sensibilizimi ku ka për qëllim shmangien qysh në fazën fillestare të tumorit.

Një prej grave që është prekur nga kjo sëmundje e rëndë, është dhe Kristina Saliaj, infermiere në Qendrën Shëndetësre të Këlcyrës.

Nëna 30 vjeçare e dy fëmijëve të vegjël, ka më pak se një vit që është diagnostikuar me tumor në gji. Përgjatë periudhës së deritashme, ajo ka kryer ndërhyrje dhe i është nënshtruar terapive intensive për të luftuar sëmundjen e ligë. Familja dhe fëmijët e saj janë arma kryesore e luftës ndaj të keqes-thotë ajo.

Përditshmëria e saj në punë është e njëjtë sikurse para diagnostikimit. Kristina ka një forcë të paparë të karakterit çka sipas saj është arma e fuqishme për t’a larguar një herë e mirë të keqen nga trupi i vet. Ka një kurajë që të befason dhe të çarmatos çka u’a ka bërë më të lehtë përballjen edhe familjarëve të saj që e përjetuan me shumë dhimbje lajmin e prekjes me tumor.

Për Jugulajm.net Kristina rrëfen momentet fillestare kur e mori vesh, impaktin që pati tek familja dhe forcën dhe besimin që e karakterizon për t’a mundur sëmundjen deri në fund.