Një 50-vjeçar shqiptar, i paidentifikuar me emër, është qëlluar për vdekje pranë një karburanti në Selanik të Greqisë.
E gjithë skena është xhiruar nga kamerat e sigurisë së karburantit, ku duket qartë se para vrasjes, viktima shihet duke debatuar me drejtuesin e një automjeti.
Derisa në një moment, mbi të qëllohet dhe shqiptari bie pa ndjenja në trotuar.
Viktima ka mbetur i plagosur rëndë në shpatull dhe ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.
Sipas informacioneve të para, viktima 50-vjeçare me origjinë shqiptare është qëlluar me të paktën dy plumba dhe ende nuk janë zbardhur arsyet që kanë çuar në vrasje.
Ende nuk dihen detaje lidhur me identitetin e tij.