Pamje të rënda janë publikuar nga mediat greke lidhur me ngjarjen tronditëse të shënuar mëngjesin e kësaj të enjte në Menidi-Athinë, ku Enkelejda Danaj u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj Eduart Danaj.

Në videon e publikuar shihet trupi i 40-vjeçares i shtrirë në mes të rrugës, ndërkohë vendi është i “larë në gjak”.

Trupi i shqiptares i shtrire ne rruge
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Menidi të Greqisë, ku Eduart Danaj i bëri pritë bashkëshortes së tij.

Gruaja po përshkonte rrugën që bënte çdo ditë, kur para i doli partneri dhe pas një debati e qëlloi 10 herë me thikë në bark dhe ashtu të gjakosur e la në mes të rrugës.

50-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia greke, i dyshuar autor i kësaj vrasje.

Policia greke dyshon se vlonjati është autori i kësaj masakre pasi edhe më herët Enkelejda Denaj e kishte denoncuar tre herë bashkëshortin e saj për dhunë në familje.