Ditë pas dite dalin detaje të reja për vrasjen e delvinjotit Pëllumb Islami, në një lokal në Nea Joni, Greqi.

Së fundmi mediat greke kanë publikuar pamjet e vrasjes së tij gjatë kohës që lokali ishte i mbushur plot me klientë pasi po shihnin një ndeshje të Champions League. Në lokal kanë mbërritur edhe shtatë persona nga banda e kriminelëve shqiptarë e quajtur “Luanët”. Ata kanë hyrë në një dhomë VIP dhe janë takuar me pronarin e lokalit pasi një ditë më parë atij i kishin plagosur djalin. Pronari ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve për të zbardhur plagosjen e djalit të tij të mitur.

Në ato çaste në lokal ka hyrë edhe një tjetër shqiptar, i cili ishte vëllai i një bande rivale dhe filloi të thoshte “Çfarë po bëni këtu, çfarë po ndodh?”

Më pas ky njeri u ul në tavolinë me hidraulikun shqiptar dhe pas një debati me anëtarët e bandës së ‘Luanëve’ ata nxorrën armët dhe njëri prej tyre qëlloi shqiptarin i cili vdiq në vend.

Nga ana tjetër klientët që ndodheshin në lokal u trembën nga të shtënat dhe disa u larguan dhe disa të tjerë u fshehën nën tavolina për t’u mbrojtur sa më mirë.

Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje policia greke ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar rezulton të ketë dy emra”: “Dhimitri” dhe “Nektarios”. Ndërsa 33-vjeçari Olsian Murrizi alias Ernest Murrizi është vetëdorëzuar dje në polici.

Νέα Ιωνία: Ανατροπή με τη δολοφονία του 39χρονου υδραυλικού - Ίσως να μην... | Ελλάδα Ειδήσεις

binteo

βιντεο