Dalin pamjet nga ngjarja e rëndë e shënuar ditën e djeshme në Athinë, ku një shqiptar mbeti i plagosur me armë zjarri.
Mediat greke bënë me dije se tre shqiptarë janë konfliktuar me një grup gjeorgjanësh për prishje të pazareve të drogës.
Në pamjet e mëposhtme shihet përplasja mes grupeve, ndërsa njëri është i mbuluar në gjak. Pas sherrit një nga gjorgjanët është larguar, ka shkuar ka marrë armë zjarri dhe më pas është kthyer dhe ka qëlluar një nga shqiptarët, ndërsa më pas është arratisur.
Në vendngjarje Policia ka gjetur 6 gëzhoja nga atentati, ndërsa 36-vjeçari i plagosur po trajtohet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës.