Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Selanik per të paktën 9 vjedhje me armë.

Prej muajit mars ai ka kryer 9 grabitje në disa bar kafe në Sikeon, Neapoli dhe Agio Pavlo si dhe në një pikë lojërash fati në Agio Pavlo.

Ndërsa më 12 shtator, në një bar kafe market në rrugën “Foka” në Sikeon, ku me fytyrë të mbuluar dhe një thikë vodhi 1000 euro si dhe disa paketa cigaresh.