Edmond Duzha i arrestuar ne dhjetor te vitit 2021 per grabitjen e nje supermarketi ne qytetin e Sarandes, ne pamundesi te gjetjes se provave, Prokuroria e Sarandes e ka lene ate me masen e detyrim paraqitjeje.
Duzha ka qendruar padrejtesisht ne dhomat e izolimit per 9 muaj rresht pa asnje prove konkrete nga organi i akuzes, aq sa Gjykata pas 9 muajve kerkoi detyrim paraqitjeje si mase me e lehte dhe gjate kesaj periudhe asnje prove nuk e implikon lezhjanin me grabitjen e nje supermarketi ne Sarande me vleren e 200 mije eurove.
Avokati i njohur i çeshtjeve penale Fran Dashi ka komentuar te gjithe rrjedhen e ngjarjeve te cilat implikuan padrejtesisht klientin e tij. Zoti Dashi ka kerkuar mirekuptim prej mediave qe te mos spekulojne me emrin e klientit te tij duke thene se ai eshte liruar padrejtesisht ne liri, pasi vete organi i akuzes ne mungese te provave konkrete, nuk ka mundur dot te ngreje nje akuze konkrete ndaj Duzhes.