Qyteti i Gjirokastrës ka mirëpritur Kampionatin e Parë Ballkanik të “Natyral Bodybuilding”.

Në këtë event sportiv garuan 27 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, etj.

Pjesëmarrësit konkuruan për të fituar në 9 kategori te ndryshme të bodybuilding natyral si dhe fitnes.

Te ky Kampionat Ballkanik nuk munguan edhe sportistet femra, fenomen ky qe është i rrallë nê vendin tonë.

Tashmë ky sport ka krijuar një traditë të veçantë në qytetin e Gjirokastrës.

Pjesëmarrësit e “Natyral Bodybuilding” nuk përdorin steroide apo substanca ndihmëse për të patur një trup të bukur dhe sportiv.