Çerek ore me pare prane një magazine të vajit në Gjirokastër, ka rene zjarr ne kabinen elektrike.

Shkendijat qe dilnin nga kabina kishin shkaktuar zjarrin ne barerat perreth saj.

Menjehere u nis nje mjet zjarrfikes me 3 efektive dhe me mberritjen ne vendngjarje u konstatua se digjeshin barera dhe shkurre perreth kabines, ku rrezikohej nje banese dhe nje subjekt privat (fabrika e vajit).

Menjëherë u nderhy duke hedhur uje per izolimin e zjarrit, deri ne fikjen e plote te tij.

Nga zjarri u dogj nje siperfaqe e vogel me barera e shkurre.