Mbetjet spitalore konstatohen direkt ne rrjedhen e thare te lumit Drino.
Mengjesin e sotem eshte konstatuar nje grumbullim mbeturinash si gjilpera nje perdorimshe, ampula te ndryshme, dhe preparate te tjera te rrezikshme per ambjentin, njeriun dhe gjënë e gjalle.
Te paret qe kane ngritur kete shqetesim kane qene banoret e Lazaratit, kryesisht barinj te cilet jane perdorues te nje ure qe ndan lumin ne krahun lindor te lugines.
Ata shprehen se mbeturinat spitore i mer lumi kur ka rjedhe ndersa tani zbrazen ne kushtet e thatesires, duke rrezikuar bagetite apo dhe ata vete. Barinjte shorehen se kjo situate eshte e perhershme por nuk i vendosin gishtin askujt per hedhjen e tyre ne lume.
Ata shume here kane kerkuar nga autoritetet vendore nderhyrje per kete gjendje por deri tani asgje. Sinkrone.
Nderkaq ne Lazarat funksionon nje qender shendetesore. Askush nuk guxon te shprehet per kete ceshtje pasi u kushton vendi i punes.
Administratori i Lazaratit, Muharrem Basha, nuk ka pasur dijeni per kete rast e nderkohe, ka lajmeruar autoritetet shendetesore per nderhyrje.
Ajo qe e ben me alarmante problemin, eshte paaftesia e treguar nga insoektoret e Agjencise se Mjedisit ne Gjirokaster, te cilet jane tre te tille dhe qe askush prej tyre nuk ka inspektuar qofte me sy te lire zonat me nevralgjike te hedhjes se mbeturinave spitalore, duke qene letargjik dhe konsumues te rroges.